TURQI-Një varkë me emigrantë është përmbysur në Detin Egje afër portit detar të Izmirit. Si pasojë e mbytjet së varkës kanë humbur jetën 12 emigrantë, ndërsa 26 të tjerë u shpëtuan, kanë njoftuar rojat bregdetare turke.

Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi një stuhi ka goditur anijen që transportonte emigrantët drejt Greqisë.

“Varka filloi të mbushej me ujë. Nuk mundëm ta ndalim. Vajza dhe gruaja ime u mbytën”, i ka thënë një agjencie turke të lajmeve 31-vjeçari irakian, Ali Yusuf.

Sipas raporteve të rojave bregdetare turke, që nga fillimi i këtij viti janë mbytur 40 emigrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Turqia në Greqi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: