Të paktën 34 persona kanë humbur jetën si pasojë përmbysjes së një varke me migrantë të parregullt në shtetin e Afrikës Lindore, Xhibuti.

Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Afrikën Lindore dhe Bririn e Afrikës, Muhammed Abdiker, në deklaratën nga Twitter, njoftoi se një varkë me migrantë është përmbysur në Xhibuti.

Ai tregoi se varka ishte e trafikantëve, ndërsa si pasojë e përmbysjes kanë humbur jetën 34 migrantë në ujërat e Xhibutit.

Mijëra të rinj afrikanë, për të arritur në shtetet e Gjirit mundohen të kalojnë në Jemen me anë të varkave nga Xhibuti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb