Përmbysja e Interit në derbi përballë Milan vijon të bëj jehonë në mediat italiane. Tifozët zikaltër nuk dëshirojnë të zgjohen, fitorja në derbi dhe kreu i klasifikimit në Serie A ishte maksimumi. Të gjithë kërkojnë të kuptojnë se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, si arriti Conte të motivoj lojtarët për të vënë në jetë një përmbysje të tillë.

La Gazzetta
La Gazzetta

“La Gazzettta dello Sport” është përpjekur të hedh dritë mbi fjalimin që Conte mbajti përballë lojtarëve, çuditërisht nuk kemi të bëjmë as me kërcënime e as me zemërim. Conte, sipas “La Gazzetta”, i ka kujtuar lojtarëve diferencën që dy klubet kishin në tabelën e klasifikimit, plot 19 pikë. Conte i ka kërkuar që në pjesën e dytë të tregojnë pikërisht se ky avantazh nuk ishte rastësi.

Lojtarët bënë pikërisht atë që Conte i kërkoj, treguan menjëherë diferencat në cilësi duke shënuar dy gola brenda tre minutave që i hapi rrugë përmbysjes së madhe. Të gjithë në shtëpinë zikaltër kërkojnë që kjo frymë, ky mentalitet, të qëndroj i gjallë deri në fund, mbase e vetmja mënyrë për të thyer më në fund pas 8 viteve dominimin e “Zonjës së Vjetër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: