Pas 50 vitesh mizori të Asadit, sirianët kërkojnë në Damask trupat e njerëzve të tyre më të dashur.

Në një mur të pikturuar jashtë spitalit Mustahed të Damaskut janë vendosur fotografitë e njerëzve të vrarë në burgjet famëkeqe të Assadit.

Në foto duket se viktimat kanë dëmtime të shumta dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Personat të cilët dyshojnë së të afërmit e tyre ndodhen mes viktimave, kryejnë një kalvar tragjik mes “kalimit” të të gjithë trupave, me qëllim identifikimin e tyre.

Një grua me emrin Noor me një maskë në fytyrën e saj tregoi që vëllai i saj ishte rrëmbyer në vitin 2012 kur ishte 28 vjeç dhe ishte dërguar në burgun e Sednayas.

“Kjo është shumë e dhimbshme” tha Noor me shpresën se të paktën do të gjejë trupin e pajetë të vëllait.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb