Sfidat e para të Play-Off në Champions League kanë dhuruar spektakël me dy prej tyre prodhuan përmbysje rezultati.

Sfida më e qetë rezultoi ajo mes Slavia Pragës dhe Midtjylland që përfundoi 0-0.
Ndërkohë në Rusi PAOK ka shpërdoruar duke humbur ndaj vendasve të Krasnodar. Grekët e nisën sfidën me një penallti të humbur nga Pelkas, por pikërisht ky lojtar rikuperoi duke kaluar në avantazh brenda pjesës së parë të tijët.

Rusët u futën më energjikë në fushë në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin në 2-1.
Po ashtu në Izraeli, Maçabi Tel Aviv si vendase e nisi mirë sfidën me gol që në minutën e 9′. Por në pjesën e dytë austriakët e Salzburg brenda 8 minutave shënuan nga pika e bardhë me Szoboszlai dhe më pas me Okugaëa M.

Por kualifikimi i skuadrave do të shihet në sfidat e ardhjes, teksa Salzburg duket më i favorizuari pasi kthehet në Austri me fitore minimale, PAOK pavarësisht humbjes ka shënuar në fushë kundërshtare dhe në Selanik duhet të fitojë për të kapur grupet e CHL, kurse sfida me Slavia Pragës dhe Midtjylland është tërësisht e hapur dhe do të vendoset në Danimarkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb