Skuadra e Çelësit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në minutat e fundit të lojës në përballjen me Atletico Madrid, ndeshje e vlefshme për Champions League.

Antonie Griezmann arriti të kaloi në epërsi vendasit nga pika e bardhë e 11 metërshit 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë.
https://www.youtube.com/watch?v=B3TZOb21NkM
Në pjesën e dytë Alvaro Morata barazon shifrat duke shënuar një gol me kokë në minutën e 60, pas një të saktë të saktë të topit nga Eden Hazardit.

Në frymën e fundit, konkretisht në minutën e 90 Michy Batshuayi i dhuroi Çelësit fitoren duke shënuar një tjetër gol dhe i çuar shifrat në 1-2.
https://www.youtube.com/watch?v=58A6ac4P9aw
Me fitoren e sotme Çelsi shkoi në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Atletiko arritur të sigurojë vetëm 1 pikë. Në takimin e radhës londinezët do të presin Romën ndërsa Atletiko do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për tu ndeshur me Karabakun e Ansi Agollit.
https://www.youtube.com/watch?v=scdj-6QV0MI

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb