Everton-Cyrstal Palace rezultoi një sfidë e çmendur në çdo aspak. Blutë e Lampard siguruan mbijetesën një xhiro përpara fundit, por këtë e arritën në mënyrë më emocionuese të mundshme, pas një fitore me përmbysje.

Në pjesë e parë, miqtë kaluan dy herë në avantazh, por më fillimin e pjesës së dytë Everton ngushtoi shifrat në 1-2. Në minutën e 75-të, Richarlison barazoi shifrat në 1-1 duke hapur edhe një herë sfidën. Në minutën e 85-të, Clavert-Lewin me kokë përmbysi rezultatin në 3-2 duke bërë që tifozët të shpërthenin në festë, shumë prej tyre u futën në fushë duke ndërprerë sfidën.

Pas tetë minutave shtesë, gjyqtari i dha fund sfidës duke bërë që tifozë të shumtë të futeshin edhe një herë në fushë për të festuar qëndrimin në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb