Një fitore e tillë me përmbysje përballë Belgjikës shton akoma më shumë besim se Franca është aty, në krye të listës së skuadrave favorite për të fituar gjithçka në futbollin e madh. Didie Deschamps shijon këtë sukses por tashmë përballë në finale do të kenë një skuadër akoma më të fortë, Spanjën: “Tani nuk fitojmë më 3-0 apo 5-0, është e vërtetë, mund edhe të humbasin siç ndodhi me Zvicrën por jemi këtu, jemi ende gjallë dhe kjo fitore na bën edhe më të fortë. Kemi luajtur me një modul ndryshe, kemi afruar edhe lojtarë të rijnë si Theo Hernandez. Belgjika ka shumë lojtarë që kanë mbi 100 ndeshje në përfaqësuese. Tani pas tre ditësh të shohim se çfarë do të ndodh kundër Spanjës, një tjetër përfaqësuese e madhe.

Benzema
Benzema

E pashë ndeshjen e tyre me Italinë, ishte një Spanjë shumë e fortë, e detyruan Italinë të mbrohej. Spanja i lodhi italianët, kontrolloi topin dhe e meritojë fitoren. Ne duhet ti sfidojmë në pikën e tyre më të fortë, në mbajtjen e topin, mirë do ishte të kishim një top të dytë në fushë por kjo nuk është e mundur. E sigurt është se do të jetë një luftë ndryshe nga kjo me Belgjikën. Mbappe? E kam mbështetur gjithnjë. Është e qartë që Franca me të është më e fortë. Ka një lidhje shumë të mirë me Griezmann dhe Benzema”, theksoi Deschamps në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: