Qeveria zvicerane ka refuzuar të konfiskojë asetet ruse, një veprim që sipas tyre do të minonte kushtetutën e vendit. Sipas tyre konfiskimi i aseteve ruse do të përmbyste gjithashtu rendin ligjor mbizotërues.

Në një deklaratë, Këshilli Federal i Zvicrës tha se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë “e pavarur nga diskutimet për asetet e ngrira”.

Zvicra ka një politikë shekullore të neutralitetit ushtarak, gjë që do të thotë se nuk mund të marrë pjesë as në dërgimin e armëve në luftë në mënyrë direkte apo indirekte.

Në fillim të këtij muaji u raportua se Zvicra ishte afër thyerjes së traditës së saj si një shtet neutral, pasi një politikan pro-ukrainas bëri presion mbi qeverinë për t’i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: