Didier Deschamps shijon triumfin në Nations League, mbi të gjitha reagimin e ekipit të tij, kjo ishte fitorja e dytë me përmbysje që ndez edhe një herë ambientin rreth përfaqësueses franceze: “Ekipi ka karakter, ka kualitet dhe talente por në nivel ndërkombëtare as kaq mund të mos mjaftojë, duhet dhe ky shpirt, pasi në dy ndeshjet e fundit jemi përballur me dy ekipe shumë cilësore. Kundër Belgjikës ishin të paktë ata që mendonin se mund të përmbysnin rezultatit, përveç djemve të mi, e njëjta histori edhe kundër Spanjës”, u shpreh Deschamps në konference për shtyp duke u ndalur më pas tek objektivi në “Katar2022”:
Fillimisht duhet të kualifikohemi. Kemi ende dy ndeshje për të luajtur, kur të jemi atje do të përgatitemi mirë si të gjithë ekipet e tjera”, theksoi tekniku i “gjelave”.

Deschamps
Deschamps

I ndryshëm është diskutimi në radhët e përfaqësues spanjolle, Luis Enrique dhe të besuarit e tij dalin duar bosh por me kokën lart: “Kthehemi në shtëpi pa kupën por mendoj se luajtëm si të barabartë përballë kampionëve në fuqi të botës. Goli i Mbappe? Nga bankina mund të shohësh pak por mu duk qartësisht në pozicion jashtë loje. Do të doja të flisja por nuk dua të përfshihem në këtë grackë, në 30 vite karrierë si trajner nuk kam folur kurrë negativisht për arbritrat”, u shpreh trajneri i Spanjës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb