Inter ka fituar me përmbysje në Veorna. Zikaltërit i janë falur dy golave të Correas i cili vetëm dje u anonçua zyrtarisht si prurja më e re.

Fillimisht ishin vendasit që përfituan nga pasimi i gabuar i Handanoviç dhe Iliç që fitoi topin nuk gaboi para portës.

Lautaro Martinez barazoi shifrat në pjesën e dytë teksa 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, argjentinasi u transferua nga Lazio shfrytëzoi një krosim duke realizuar me kokë. Në minutën e fundit, Correa vulosi fitoren me golin e tretë.

Inter merr sërish 3 pikë dhe pas dy javësh kampionat e sheh veten në krye të Seria A me pikë të plota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb