Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme në Greqi.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Evian veriore, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për më shumë se 200 shtëpi të përmbytura.

Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta.

12

 

 

14

 

13

 

15

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb