100 hektare tokë në fshatrat Sums dhe Barbullush në Vaun e Dejës ndodhen nën pushtetin e ujit. Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur dhe shkatërruar të mbjellat e fermerëve të zonës. Ata thonë se demi ekonomik që iu është shkaktuar është i konsiderueshëm duke iu shkatërruar sakrificen e nje viti te tere.

Shkak për përmbytjen e të paktën 10 parcelave vetëm në fshatin Barbullush sipas banorëve është bërë mospastrimi i kanaleve. Ata thonë se prej më shumë se 20 vitesh nuk është ndërhyrë për hapjen e tyre.

Banorët të cilët kanë pësuar goditje financiare vit pas viti për shkak të përmbytjeve tregohen pesimiste për rimëkëmbje edhe gjatë këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb