Të paktën 28 emigrantë janë gjetur të vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt.

Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ndodhej një fëmijë dhe dy gra.

Trupat e emigrantëve u gjetën në qytetin bregdetar të Khims, rreth 90 km nga Tripoli.

Tragjedia me emigrantët vijon të përsëritet. Sipas agjencisë së Emigracionit të OKB-së këtë vit , rreth 1,500 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur në Europë.

Libi36

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: