TIRANË- Situata alarmante e përmbytjeve është bërë sërish tema kryesore e lajmeve, ku dhjetëra familje janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, kryesisht në jug të vendit. Por megjithëse metropoli i vendit, Tirana nuk ka mundur të shpëtojë pa përmbytje, çka ka marrë vëmendjen e gazetarit Ylli Dylgjeri.

Si një prej banorëve të Tiranës së Re Dylgjeri ka publikuar një foto në një nga lagjet e saj, ku duket qartazi pamundësia për të kaluar. “U mbytëm! Sërish u gdhimë nën ujë”, shkruan Dylgjeri, ndërsa tregohet kritik ndaj kryebashkiakut Basha.

“Mëngjes, Tirana e Re…U mbytëm! Sërisht u gdhimë nën ujë. Edhe peshq të ishim do na kishin zënë. Nuk na zë njeri në vite, që nga Kryetari Lulzim Basha e më tej… Arsyeja? Ne, Lulëzojmë në ujë!”, shkruan Ylli Dylgjeri në faqen e tij të Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb