Rreth 80 migrantë besohet të ketë vdekur, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt në bregun tunizian, tha zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Flavio Di Giacomo në Twitter.

“4 të mbijetuar janë shpëtuar dhe janë sjellë në Tunizi. Ata thanë se varka mbante 86 njerëz. Rreth 80 migrantë besohet të kenë vdekur,” tha ai.

Një nga katër të mbijetuarit, më vonë kishte vdekur në një spital, thanë njoftimet. Numri i migrantëve të zhdukur ka qenë ndoshta 82, shtoi zëdhënësi i IOM-it. Anija ishte duke shkuar nga Libia në Itali.

Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për migrantët, veçanërisht nga Afrika sub-Sahariane, të cilët mundohen të arrijnë në Evropë me ndihmën e trafikantëve. Në maj, të paktën 70 migrantë vdiqën, pasi barka e tyre u përmbyt, në qytetit bregdetar tunizian, Sfax.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb