Ka shkuar në katër numri  i viktimave pasi anija me emigrantë u përmbyt në ishullin grek. Lajmi tragjik u bë me dije ditën e djeshme (e shtunë), ku fillimisht u raportua se u gjet pa jetë një grua dhe një fëmijë.

Mediat greket të të diel kanë njoftuar se ka shkuar në katër numri i viktimave, mes tyre 3 fëmijë dhe 1 grua.

Në të njëjtën kohë, gjendja e një fëmije tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Rodosit, është kritike. Të gjithë emigrantët ishin me origjinë afrikane.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb