Në emisionin “Open” në News24 është zhvilluar një debat i ashpër në lidhje me përmbytjen e Shkodrës, mes ekspertit të ekonomisë në Partinë Demokratike Dorjan Telitit dhe Bardhi Sejdarasit.

Pjesë nga debati:

Teliti: Debati është ndarë në dy pjesë, dhuratë nga natyra dhe sukses i madh i qeverisë dhe keqmenaxhim nga pala tjetër.
Në historikun që kur janë ndërtuar digat shqiptare, që me disa orë shi të ketë përmbytje dhe të hapen digat.
Përmbytja ndodhi se u hapën portat e hidrocentraleve.

Parashikimi i motit 99 përqind i saktë 10 ditë më parë, KESH para ca kohësh ka blerë një program për 2 mln euro për të parashikuar motin dhe eliminuar problematikën e reshjeve të dendura. U bel me paratë e taksapaguesve, nuk e ka lexuar programin dhe të shtunën në fshehtësi të plotë u mblodh Komiteti dhe vendosi hapjen e portave dhe nuk njoftoi prefekturën, bashkinë apo qytetarët.
Fierza 25 metra nën nivelin maksimal. Kemi kapacitete për të prodhuar energji.
Qeveria KESH që në 9 nëntor ishin në dijeni të asaj që do vinte me 19. Por qeveria e Bardhit…

Sejdarasi: Le qeverinë time se unë jam gazetar. S’ka qeveri të Bardhit

Teliti: Shih emailin

Sejdarasi: Qeveria jote ku është

Teliti: Vini këtu përfaqësoni qeverinë me këmbë e duar

Sejdarasi: Po ti kë përfaqësoj

Teliti: Opozitën

Sejdarasi: Cila opozitë je ti është zgjedhur dikush tjetër në zgjedhjet e fundit. Çdo qeveri që fiton zgjedhjet është e imja dhe e jotja. Mos më trego mua qeveri e Bardhit

Teliti: Mos u bëj arrogant ule zërin

Sejdarasi: Ule sqepin tregoja dikujt tjetër qeveri e jotje, thirri mendjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb