Drejtuesi i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ditën e sotme ishte pranë banorëve të përmbytur të zonës së Nenshkodrës.

Prej aty, Bushati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë, ndërsa shtoi se përveç përmbytjeve, situatën e ka rënduar shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

Mesazhi i Bushatit:

Pse heshtni z. Kryeministër?!
Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.
Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!
? Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb