Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe shirave të rrëmbyeshëm në Indonezi.

Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive njoftoi se situata është problematike , ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke bllokuar pesë fshatra.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të gjetjen e të zhdukurve dhe për të larguar qytetarët nga zonat e rrezikuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb