FRANCE – Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Aude (OD) ne jug perëndim të Francës. Autoritetet lokale njoftuan se sasia e madhe e shiut që mund të kishte rënë brenda disa muajsh, u shkarkua brenda katër orësh duke bllokuar të gjitha rrugët.

Mes viktimave ishte edhe një murgeshe, e cila u rrëmbye nga lumi i qytetit. Ndërkohë një police e cila po ndihmonte në lehtësimin e trafikut u përplas për vdekje nga një motor njoftuan mediat vendase. Alain Thirion, prefekti i Aude deklaroi se njerëzit ishin bllokuar mbi çatitë e shtëpive dhe nevojitej që të evakuoheshin nga ajri sepse përmes varkave ishte shume e rrezikshme.

Përmbytjet e kësaj të hëne janeë me të rëndat që godasin qytetin e Aude (OD) në 100 vitet e fundit. Shtatë helikopterë dhe 700 forca të shërbimit të emergjencës janë dislokuar në këtë zonë njoftoi kryeministri francez Édouard Philippe i cili bëri gjithashtu të ditur se do të vizitojë qytetin nëse e lejojnë kushtet atmosferike. Banorët e zonave më të goditura janë nxitur të qëndrojnë brenda shtëpive të sepse të gjitha rrugët janë të pakalueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb