Së paku 17.648 objekte banesore kanë mbetur nën ujë si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur provincën perëndimore indoneziane Aceh.

Shefi i Mbrojtjes civile në distriktin Aceh Lindor, Ashadi di Idi njoftoi se përmbytjet e fundjavës së kaluar përfshinë 226 vendbanime në këtë rajon.

Ai tha se reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje ndërsa niveli i ujit në disa rajone arriti deri në 2 metra.

Mediat lokale lajmërojnë se në përmbytjet jetën e kanë humbur së paku dy persona, ndërsa urgjentisht janë evakuuar më shumë se 15 mijë banorë.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku shpesh ka tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa tjera natyrore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb