Të paktën 57 njerëz humbën jetën në Pakistan për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat musone prej tri ditësh.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan tha se për shkak të përmbytjeve, 19 persona humbën në shtetin Khaybar Pahtunhva në verilindje të vendit, 12 në Sindh, 8 në shtetin Punjab dhe 10 në rajonin Gilgit-Baltistan.

Ndërkaq, mediat lokale raportuan se të paktën 8 persona humbën jetën nga përmbytjet në provincën Baluchistan.

Shumë shtëpi u dëmtuan nga shirat e dendur në Sindh dhe Baluchistan.

Zyrtarët e meteorologjisë deklaruan se reshjet pritet të vazhdojnë këtë javë.

Në Azinë e Jugut, shirat musone që shfaqen në periudhën qershor-shtator, shkaktojnë fatkeqësi natyrore dhe aksidente në shkallë të gjerë çdo vit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb