Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhës, në një lidhje skype në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me situatën e krijuar në këtë bashki me përmbytjet pas reshjeve të ditëve të fundit.

Ai ka deklaruar se për momentin situata është nën kontroll dhe se nuk ka lindur nevoja për evakuimin e banorëve.

Pjesë nga biseda:

Pjerin Ndreu: Për momentin situata në qytet është normalizuar, është përmirësuar ndjeshëm, prurjet e Drinit janë në nivele më të ulëta. Kemi shkuar sot në të gjithë shtëpitë u mund të kishte probleme dhe jemi në gatishmëri nëse krijohet një situatë ku mund të kërkohet evakuimi i ndonjë qytetari apo të lindë nevoja për dërgimin e ushqimeve. Jeta e qytetarëve është prioritet.

Nisida Tufa: Uji ka shkuar pranë oborreve të banesave, qytetarët ankohen për kanalet e kullimit

Pjerin Ndreu: Bashkia Lezhë ka hapur në 3 vite e gjysme, 400 km kanale kulluese. Ka akoma punë për të bërë, por nëse këto kanale nuk po të ishin hapur situata do të ishte katastrofë. Ka qenë puna me to që ka amortizuar shumë ngjarje të pakëndshme që do të kishin ndodhur. Uji është në oborr por nuk ka hyrë në asnjë banesë.

Jemi në komunikim me qytetarët për të bërë atë që duhet
Kemi shpresë se situata do neutralizohet. Reshjet vijojnë dhe në zonat malore përrenjtë kanë nisur të shkarkojnë. Do të kemi probleme në disa ditë në vijim.

Bllokimi i rrugës Lezhë- Milot. Si është situata?

Pjerin Ndreu: Rruga Lezhë Milot nuk është bllokuar, është rruga e vjetër ajo që ka probleme. Rruga kryesore ka qenë e aksesueshem gjatë të gjithë kohës.

Çfarë është vështirësi për Lezhën që duhet të rregullohet kur ka intensitet reshjesh?

Pjerin Ndreu: Puna nuk ka fund, jemi një zonë që gjithmonë ka pasur probleme. Me punën e bërë situata vihet nën kontroll shumë më shpejt. Në qytet uji është tërhequr në vetëm 8 orë. Lezha është zonë në nivel të ulët me detin.

Ka nevojë për ndihmë nga rrethet e tjera?

Pjerin Ndreu: Kemi kërkuar për të qenë të sigurt ndihmë nga ushtria por nuk ka lindur nevoja të ndërhyjnë sepse e kemi mbajtur në kontroll vetë.

Sa hektarë tokë janë përmbytur?

Pjerin Ndreu: 200 hektarë tokë, shumë më pak se herën e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: