URE VAJGURORE – Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Garancinë e ka dhënë sot, Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, e cila ka shoqëruar kreun e Qeverisë, Edi Ramën, në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Urën Vajgore.

“Në emër të Bankës Botërore, – tha ajo, – jam e gëzuar t’i bashkohem Kryeministrit dhe ekipit, për të parë sesi po ecin përpjekjet për lehtësimin e situatës në Berat. Banka Botërore e mbështet shumë Shqipërinë dhe nevojat e njerëzve, të cilët vuajnë pasojat e përmbytjeve. Pasi të mbarojë faza e emergjencës për lehtësimin e pasojave, do të ketë nevojë për rikonstruksion, për të ndihmuar veçanërisht në pjesën e kanaleve ujitëse, të rrugëve dhe infrastrukturave të tjerave. Dhe ne jemi duke punuar me qeverinë dhe sapo të përfundojë faza e emergjencës, për të vlerësuar nevojat dhe për të punuar sëbashku me qeverinë dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të siguruar mbështetjen e nevojshme pas kësaj katastrofe”.

ura vajgurore

Kryeministri Rama nga ana e tij ka bërë të ditur se faza e dytë e lehtësimit të dëmeve në zonat e përmbytura do të pasohet nga faza e tretë e rehabilitimit dhe se qeveria shqiptare, e mbështetur nga partnerët ndërkombëtare, do të nisë fazën për rikuperimin e dëmeve.

“Unë jam i kënaqur që në këtë stacion na shoqëron edhe Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë. Me BB, ne kemi filluar komunikimin, ashtu si edhe me partnerët e tjerë qysh ditën e parë dhe faktikisht, me plotësimin e nevojave të fazës së dytë hyjmë në fazën e tretë që është faza kur financimet e qeverisë, bashkë me financimet e BB dhe financimet e partnerëve të tjerë që janë treguar shumë i gatshëm të na gjenden në këtë moment, do të bëjmë të mundur zëvendësimin e krerëve të humbur, do të bëjmë të mundur mbështetjen e atyre që kanë humbur prodhimin dhe rikuperimin e një pjesë të madhe të infrastrukturës prodhuese që është asgjësuar në zonat e përmbytura do të bëjnë të mundur që ashtu siç i takon një qeverie dhe shoqërie të përgjegjshme të dalin nga kjo krizë më të fortë se ç’ishim më përpara sesa kriza u ndodh përpara nesh për shkak të tërbimit të motit,” – tha Kryeministri.

rama vajgurore

Rama ka falenderuar sot në veçanti, nxënësit e Beratit. “I shpreh të gjithë admirimin tim drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Beratit, Selman Hodajt, mësuesve, drejtorëve të shkollave, prindërve dhe gjithë fëmijëve, të cilët kanë dhënë një shembull fantastik të solidaritetit njerëzor, qytetar dhe shqiptar në këto kushte, duke u bërë, besoj unë, edhe një model për gjithë të tjerët se çfarë duhet të bëjmë të gjithë sëbashku, me aq sa mundemi, kur të tjerët pranë nesh goditen nga një fatkeqësi.”

kryqi i kuq

Në Urën Vajgurore kanë vazhduar edhe gjatë ditës të mbërrijnë kontributet nga biznesi dhe qytetarët në ushqime, bazë ushqimore për blegtorinë dhe pajisje shtëpie.

ndihma

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb