Deputeti Luan Baçi ishte pranë banorëve në Frakull të Fierit, ku rreth 40 fshatra të kësaj njësie administrative gjenden nën pushtetin e ujit. Banorët i thanë deputetit Baçi se me dhjetëra banesa dhe me qindra kokë bagëti rrezikojnë nga përmbytja për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga ora në orë.

“Këtu nuk është prezent askush nga emergjencat civile, nga ministritë apo dhe nga pushteti lokal”, tha deputeti Baçi gjatë takimit pasditen e së premtes me banorët në Frakull. Ai tha se ata janë të tronditur që shtëpitë dhe çdo gjë e gjallë është nën thellësinë e ujit dhe errësirës.

Fier Luan Baci (1)

“I bëj apel shtetit të mos lerë në mëshirën e fatit këta banorë. Gjendja është dramatike dhe orët në vijim janë më kërcënuese”, tha deputeti i Fierit Luan Baçi.

Edhe banorët shprehën të njëjtin shqetësim dhe kërkuan ndërhyrje emergjente.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb