POGRADEC– Deputeti demokrat Klevis Balliu po ndjek situatën e përmbytjeve në Bashkinë e Pogradecit. Situata është mbajtur nën kontroll falë gadishmërisë së Bashkisë, ndërsa qeveria qendrore nuk ka qënë e pranishme pranë njerëzve në nevojë.

“Bashkia e Pogradecit prej 48 orësh në gadishmëri të plotë në ndihmë të qytetarëve. Falë punës së palodhur situata po përballohet me sukses. Fatmirësisht deri në këto momente nuk kemi asnjë pasojë për qytetarët. Së bashku me kryetarin e Bashkisë do të jemi në çdo moment pranë qytetarëve për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, ndryshe nga sa po vepron qeveria e narkoshtetit”, tha Balliu.

Deputeti i PD i bëri thirrje institucioneve qendrore të ofrojnë ndihmën e kërkuar pranë banorëve në vështirësi.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore të jenë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në mbarë vendin”, tha Balliu. ​

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb