TIRANË

Për ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, përmbytjet në Shqipëri kanë qenë dhe do jenë të vazhdueshme, për shkak sipas saj lidhen me ndryshimet klimatike shumë të forta. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ekonomi tregoi edhe strategjinë që po ndjek kjo ministri për të shmangur përmbytjet kryesisht në dimër.

“ Ndryshimet klimatike do jenë shumë të forta, kjo është një gjë që ne duhet të punojmë bashkë, të gjithë, jo vetëm në Shqipëri. Ndryshime klimatike po ndodhin gjithandej. Ne këto ditë dëgjuam se cfarë ndodhi në Gjermani, nuk e donin gjermanët natyrisht të kishin përmbytje dhe humbje jete, po nuk ke cfarë i bën forcave të natyrës, ato janë forca madhore dhe ne nuk i ndryshojmë dot.

Edhe ne për këtë gjë përpiqemi që tani që të bëjmë dy kujdese, në verë të kemi kujdes që sa më shumë fermerë të kenë sa më shumë akses në ujë, dhe në dimër sa më pak fermerë të kenë akses në ujë, për të shmangur përmbytjet.” u shpreh Ekonomi, ndërsa kishte edhe një aple drejtuar fermerëve.

“Gjëja e parë që edhe tani po punohet është të vihen në funksion të plotë hidrovoret që lëvizin ujin nga kanalet kulluese kur ka prurje të mëdha dhe të rregullojmë argjinaturat.

E treta që duhet të kemi parasysh, është që lumenjtë e Shqipërisë gjatë verës nuk kanë shtrat, kështu e kemi ne gjeografinë tonë, dhe shtrati i tyre zgjerohet dhe bëhet shumë i madh në dimër, dhe ndaj dhe një thirrje për fermerët është që në ato zona ku lumi në verë duket se nuk ka shtrat, nuk duhet të shkojnë të mbjellin sepse shtrati i tij do vijë në natyrimin gjeografik të dimrit, dhe për këtë duhet të bëjmë shumë kujdes”- u shpreh Ekonomi.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb