Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u zhdukën pasi shiu i dendur dhe përmbytjet goditën një pjesë të provincës lindore të Afganistanit Paktia, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar.

Mawlawi Nisar Ahmad, kreu i zyrës së Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive në provincë, tha se reshjet dhe përmbytjet prekën kryeqytetin e provincës Gardez dhe rrethet Sayed Karam, Dand-e-Patan dhe Ahmad Khil.

Qindra hektarë tokë bujqësore dhe shumë shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan nga përmbytjet e shpejta, thuhet në raport.

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë marrë gjithashtu të paktën tre jetë njerëzish dhe kanë dëmtuar shtëpi dhe toka bujqësore në pjesë të provincave Parwan dhe Kandahar në ditët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb