Kompania e rrugëve ka pastruar dhe ka hapur aksin rrugor Librazhd – Prrenjas që ishte bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave.

Në vendngjarje ka qenë edhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i cili inspektoi nga afër punimet për zhbllokimin e rrugës.

“Jemi në gatishmëri maksimale në të gjithë vendin. Rruga u hap pasi ndërhyri kompania. Jemi në gatishmëri maksimale në gjithë vendin. Drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm. Drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikën”, tha Dervishaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: