Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga reshjet e dendura në disa lande të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur solidaritetin me popullin dhe shtetin mik gjerman, ku si pasojë e reshjeve të dendura deri tani kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për kërkimin e personave të humbur.

E5fce2ee D2a1 4cf5 A40a 5c39a9cda6cf
E5fce2ee D2a1 4cf5 A40a 5c39a9cda6cf

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

I trishtuar nga lajmet e sotme nga disa lande në Gjermani të goditura rëndë nga përmbytjet katastrofike, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Numri i jetëve të humbura deri para pak çasteve shkon në 59, por ende ka persona të humbur. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për kërkimin e personave të humbur.

Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Ne solidarizohemi me popullin dhe shtetin mik gjerman?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: