Kreu i KESH, Benet Beci ka parë sot nga afër situatën e përmbytjeve në zonën e Obotit.

Përmes një postimi në facebook, Beci shrkuan se garantoi banorët për transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe atro që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.

“Së bashku me kryeplakun e Obotit, z. Gregor Pemaj për të vëzhguar nga afër situatën e përmbytjeve.

Diskutuam me banorët rreth problemeve të kësaj situate të shkaktuar nga reshjet e muajit Janar.

Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.”- shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb