Kreu i KESH Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.
Beci shprehet se gjatë mbledhjes u vendos ulja përsëri e shkarkimeve me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës.
“Do të ulim përsëri shkarkimet me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës. Qëllimi është që të mos ketë impakt në zonën e nën Shkodrës”, tha Beci.
Zona më problematike nga përmbytjet është Shkodra. Ndërkaq, bashkia e qytetit verior ka publikuar me hollësi, edhe gjendjen nga përmbytjet në njësitë përkatëse administrative.
Njoftim nga Bashkia Shkodër për situatën nga përmbytjet:
SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 7 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 4cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.35 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 13cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.35 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 15cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
- Tokë e pakultivuar 1100 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
- Grurë 240 Ha
- Bimë Dekorative 127 Ha
- Pemtore 50 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm.
- Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
- Grurë 50 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Serra 3 Ha
- Shtëpi të përmbytura 8.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.
- Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
- Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50 cm.
- Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
- Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
- Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
- Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
- Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
- Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 380 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
- Grurë 100 Ha
- Bimë dekorative 120 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
- Shtëpi të përmbytura 9
- 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
- Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
- Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
- Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë
- Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
- Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
- Tokë e pakultivuar 110 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
- Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
- Të pakultivuara 230 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
- Grurë 90 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- 50 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, Tula, Xhurreta, dhe rruga e Bastanishtes ( e pa kalueshme me mjete të ulëta).
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 160 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
- Pemtore 10 Ha
- 70 shtëpi kanë prezencë uji në shtëpi.
- Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.
K R Y E T A RE
Voltana ADEMI
(d.xh/ Balkanweb)