Qyteti i Shkodrës ndodhet në një situatë kritike, për shkak të përmbytjeve që janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkan Web”, se liqeni i Shkodrës ka dalë 20 cm në shëtitoren përbri saj. Po ashtu sipas tij disa zona të qytetit i janë nënshtruar pushtetit të ujit.

Ndër të tjera, gazetari tregoi dëshmitë e qytetarëve, të cilët tregojnë tre arsyet se përse ndodhin përmbytjet. E para sipas tyre ka të bëjë me shkarkimet në kaskadë, e dyta me mosthellimin e lumit Buna dhe e treta projekti i “By Pas-it” të ri, i cili nuk e ndalon ujin.

Gazetari tha se nga eksperienca e mëparshme me përmbytjet e 2010, qytetarët janë “mbërthyer” nga frika dhe kanë nisur të lënë banesat e tyre dhe të drejtohen në zonat më të sigurta të qytetit.

“Ajo që ka ndodhur në Shkodër nuk është thjesht se liqeni nuk ka mundësi të shkarkojë ngarkesën e madhet ë ujërave që vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë. Kjo që shikoni është shëtitorja dhe ka rreth 20 cm ujë. Nëse vazhdon më tutje rritet niveli i ujit. Ajo që banorët fajësojnë dhe e thonë jashtë kamerave janë tre shkaqe. Sipas tyre një nga shkaqet janë shkarkimet në kaskadë, mosthellimi i lumit Buna dhe tre projekti i “By Pas-it”, që sipas tyre duhet vendosur si barrikadë për të mbrojtur Shkodrën nga liqeni. Por sipas tyre projekti i “By Pas-it” nuk e ndalon ujin. Para disa orësh ka pasur prezencë të ujit dhe në zona të tjera të qytetit. Në 2009-2010 uji shkoi deri në 1.5 metra dhe lëvizja bëhej me varkë. Kjo frikë ka shtyrë banorët që të lenë banesat dhe të shkojnë në zona të ndryshme të liqenit, nëse të tjerë kanë nisur të vendosin orenditë në katin e dytë”, tha gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb