Është mbledhur Komiteti Ndër-ministror i Emergjencave Civile, pas situatës së pazakontë në vend, me përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut.

Fjalën i pari e mbajti kryeministri Rama, ndërsa pas tij foli zv kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit deklaroi se janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencave në zonat e prekura, kurse shtoi se hidrovoret janë në gjendje gatishmërie.

Edi Rama: Zv kryeministri, që ka ndjekur situatën, më ka informuar herë pas herë për gjendjen.

Erion Braçe: Doja të informoja sidomos qytetarët që ndodhen në zona që janë prekur nga reshjet, ministrat, perfektët e me radhë në zona kanë mbledhur shtabet e emergjencave civile. IGJEUM paralajmëroi situatën. Është kontrolluar situata e hidrovoreve. Hidrovoret kanë qenë në gatishmëri, për të dërguar ata në nivelet minimale. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka qenë në dispozicion dhe sot të gjitha akset janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Ka pasur koordinim me OSHEE-në.

Menaxhimii i Kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Komiteti që menaxhon Kaskadën e Drinit është mbledhur vazhdimisht dhe situata në Kaskadën e Drinit është e kontrolluar. Kryetarët e bashkive kanë ngritur shtabet e emergjencave, që po kontrollojnë situatën në territor. Sot kanë rënë edhe më shumë reshje. Kanë rënë mbi 100 mm shi në zona tradicionalisht të goditura nga reshjet e shumta. Është bërë punë në territor. Akoma më shumë njerëz do të shtohen në vijim nga nesër, për të përballuar dhe dy ditët e ardhme që janë parashikuar me reshje masive. Shpresojmë që situatën ta mbajnë në kontroll. Unë besoj se secili nga kolegët ministra mund të japë informacione të detajuara për publikun, me të cilin është komunikuar në vijimësi. Komunikimi do të vijojë intensivisht, deri në 11 janar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb