Mbi 18 mijë qytetarë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve që ndodhën në zonën e News South Wales.

BBC shkruan, se përmbytjet kanë bërë që lumenjtë dhe digat të fryhen dhe uji të vërshojë me shpejtësi në Sidney dhe në jug-lindje të Queensland. Sipas autoriteteve, një përmbytje e këtyre përmasave ka thuajse 50 vite që nuk përsëritet, e për këtë arsye ata kanë apeluar qytetarët të tregojnë kujdes.

Kryeministri Australia, Scott Morisson ka ofruar fonde për personat që janë detyruar të largohen nga banesa. Deri më tani për fat të mirë nuk janë regjistruar asnjë viktimë, e këtë gjë autoritetet e kanë cilësuar si një “mrekulli” duke parë intensitetin e përmbytjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: