Ish-deputeti i PD për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka reaguar për përmbytjet mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar duke akuzuar pushtetin lokal dhe qeverinë e Ramës.

Bylykbashi thotë se Durrësi është një masakër urbane që me 15 minuta shi provoi babëzinë e qeverisë.

Ai i bën apel durrsakëve që më 25 prill t’i kthejnë kusurin Ramës dhe qeverisë me votë si shpullë mbrapsht për atë që po heqin nga Rama,

STATUSI NGA OERD BYLYKBASHI
Kthejini Rames kusurin e babezise se tij!
Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t’i kthejne kusurin Edi Rames ‎dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin‎.
Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames?
Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb