Kreu i PAA, Agron Duka iu është bashkuar ngushëllimeve për humbjet e jetëve nga përmbytjet e shkaktuara në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Përmes një mesazhi, Duka thekson se fatkeqësitë natyrore po bëhen edhe më të shpeshta.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, Duka i bën apel qeverisë shqiptare që të intensifikojë investimet publike në zonat më të rrezikuara.

MESAZHI I DUKËS
Fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe vrastare. Shumë masa parandaluese kërkojnë harmonizim, përkushtim dhe bashkëpunim në nivel global.
Por përmasat katastrofike mund të reduktohen. PAA apelon se qeveria shqiptare duhet të intensifikojë investimet publike në zonat më të rrezikuara.
PAA u bën thirrje fermerëve dhe blegtorëve në këto zona të evidentojnë rrisqet dhe të bashkëpunojnë me qeverisjen vendore dhe kombëtare që përpara fatkeqësive të tilla të verifikojnë funksionimin e sistemit shkarkues dhe të hidrovorëve.
Në momente të tilla, kur vendet e zhvilluara po përballen me tragjedi të fatkeqësive natyrore, duhet të ndërgjegjësohemi edhe për risqet e larta në vendin tonë, kjo me qëllimin që të jenë efektivë gjithë zinxhiri i strukturave për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, duke bërë në kohë investimet shtesë, por edhe duke përmirësuar sistemin e koordinimit në nivel lokal, kombëtar dhe europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb