FIER

Pesë persona, banorë të zonave të përmbytura në Fier, kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pasi nuk janë ndjerë mirë. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se qytetaret kanë kërkuar ndihmën e urgjencës dhe janë përcjelle për në spitalin e Fierit.

Ekipet mjekësore ndodhen në terren, ndërsa qytetarët kanë telefonuar në numrin 127 për të kërkuar ndihmë. Dy prej të shoqëruarve janë fëmijë. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb