FIER – Kryeadminisratori i bashkisë Fier Florjan Mucaj ka pohuar se situate e rreshejeve ka qënë nën kontroll.
Si pasojë e reshjeve intensive gjatë natës ka pasur probleme ne një sipërfaqe të vogël në qytetin e Fierit. Lumi Gjanica ka hyrë në rreth 6 biznese që dhe në oborret e 10 banesave. Qarkullimi i këmbësorëve u pezullua përkohësisht, pasi ishte e pamundur kalimi nga njëra anë e urës në tjetrën.
Gratë e fëmijët u larguan nga banesat duke shkuar tek të afërnmit e tyre.
Situata është normalizuar mëngjesin e sotëm. Ndërhyrjet për pastrimin e shtratit të lumit Gjanica kanë sjellë një situatë të përmirësuar në qytetin e Fierit, ndërkohë që dalja nga shtrati gjatë natës ka ndodhur në një pjesë ku ende nuk është kryer pastrimi, i cili është ende në proces. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb