FIER-Nuk ka qenë i lehtë operacioni për shpëtimin e grave dhe fëmijëve që mbetën të bllokuar nga përmbytjet në banesën e tyre në fabrikën e vajit në Levan të Fierit. Siç raportohet për News24 në këtë operacion u përfshinë grupet e shpëtimit, të cilët me anë të gomoneve kanë arritur të shpëtojnë fëmijët dhe gratë, njëra prej të cilave ishte shtatzënë. Gratë dhe fëmijë kanë arritur të shpëtojnë pas apelit të bërë nga News24, ku u kërkua ndihma e gupeve të shpëtimit. Ndërkohë gratë dhe fëmijët kanë qëndruar për gati 6 orë në tarracë e një banese, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga strukturat shtetërore. Menjëherë pas evakuimit për News24 kanë ardhur edhe dëshmitë e para, të cilat dy prej tyre kanë treguar historinë disa orëshe në tarracën e shtëpisë, ndërkohë që niveli i ujit në banesë kishte mbërritur 1 m e 30 cm. Për mikrofonin e News24, dy prej të shpëtuarave u shprehën ‘ Jemi shpëtuar nga forcat e emergjencës ku në drejtimin tonë erdhën dy gomone.. Kemi qëndruar me frikë për gati 6 orë në soletën e shtëpisë, duke kërkuar kështu ndihmën e strukturave shtetërore. Ajo çfarë na frikësoi në fillim ishte vërshimi i menjëhershëm i ujit. Kjo gjë na detyroi të ngjiteshim në tarracë’-u shprehen dy nga gratë pas shpëtimit në banesën e tyre. Qarku i Fierit vijon të vuaj prej dy ditësh situatën e krijuar nga përmbytjet, ku ditë më parë Lumi Vjosë doli nga shtrati duke përmbytur kështu banesa në zonat përreth.

(os.de/BalkanWeb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: