Prej ditësh Greqia është duke u përballur me reshje të shumta shiu, që jo në pak raste janë shoqëruar me stuhi dhe përmbytje.

Departamenti i zjarrfikësve ka marrë 90 thirrje për bodrumet e përmbytura në zona të ndryshme, si Nea Filadelfia, Kato Patisa, Peristeri, Moschato, Nea Ionia dhe Kifissia.

Në Nea Filadelfeia është përmbytur një shkollë dhe në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si nxënësit kanë ndërtuar me tavolina, për të dalë nga klasat.

Vlen të përmendet këtu, se për shkak të kushteve atmosferike, ishulli i Korfuzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që shkollat në disa qytete janë mbyllur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb