Ekipet e kërkim-shpëtimit në Uttarkahand të Indisë kanë arritur të shpëtojnë një burrë të bllokuar brenda një tuneli.

Ai kishte mbetur i bllokuar aty, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shembja e digës, e goditur nga një akullnajë në Himalaja. Deri më tani qindra persona raportohen të zhdukur, ndërsa zyrtarisht kanë humbur jetën 7 persona.

“Numri aktual nuk është konfirmuar ende, por 100 deri në 150 persona mendohet se kanë ndërruar jetë”, tha për Reuters Om Prakash, sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand.

Sakaq, mediat e huaja shkruajnë se ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në terren, për të gjetur personat e zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: