Qeveria Shqipëria do të ndihmojë Maqedoninë, që është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet, me një fond paraprak prej 100 mijë eurosh.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim të hënën për median, tha se, fondi prej 100 mijë euro do të shkojë për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombësit tanë me banim në Shkup e Tetovë.

Kryediplomati theksoi se, Qeveria Shqipëria po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në vendin fqinje dhe është gati për çdo lloj ndihme tjetër për menaxhimin e krizës krahas këtij fondi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb