Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati dhe kryebashkiakja Voltana Ademi kanë takuar banorë që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve ditët e fundit.

Banorët denoncojnë se qeveria për 8 vite nuk ka hedhur asnjë qindarkë për banorët e përmbytur dhe i ka harruar.

“Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”- u shpreh një prej banorëve.

Nga ana tjetër Helidon Bushati ka përmendur zotimin e Bashës për të hedhur miliona euro për kanalet kulluese në mënyrë që të evitohen përmbytjet, teksa shton se do ndryshimi vjen pas zgjedhjeve me qeverinë e re dhe Bashën kryeministër.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”. – tha Helidon Bushati.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi pranoi situatën duke theksuar se Bashkia ka pastruar e vetme 78% të kanaleve të dyta e të treta, teksa shtoi se mund të ishte bërë shumë më shumë nëse qeveria do e kishte politikë vetën financimin për kullimin

.“Vetëm me investimet e Bashkisë,  kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”- tha Ademi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb