Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në Partinë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me një status në Facebook për zonat e përmbytura në Shkodër pas reshjeve të shumta të shiut.

“Situata në Bashkinë Shkodër po rëndëohet me shpejtësi në orët e fundit,” shkruan ai teksa i bën thirrje qeverisë të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme.

Spahia ka kritikuar edhe ministrin Ditmir Bushati dhe zv/kryeministren Senida Mesi pasi nuk kanë pasur një reagim për situatën në Shkodër, duke ndenjur indiferentë karshi gjendjes së kruijuar.

Statusi  i plotë

Situata ne zonat e permbytura te Bashkise Shkoder po rendohet me shpejtesi ne oret e fundit. I bej thirrje qeverise te shpalle urgjentisht gjendjen e jashtezakonshme sepse vonesat mund te rezultojne fatale. Per te ardhur keq reagimi i ministrit Bushati dhe zv. Kryeministres Senida Mesi te cilet jo vetem nuk jane dukur nje here ne zonat e permbytyra por kane mbyllur gojen ne menyren me servile karshi indiferences se kryeministrit per Shkodren. Ju kujtoj zoterinjve te siperpermendur dhe deputeteve te tjere socialiste te Shkodres se ne ate komunitet ka jo vetem votues te PD dhe ata perpara se te jene socialiste duhet te jene qytetare shkodrane.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb