Situata nga përmbytjet në Sukth vazhdon të paraqitet problematike.

Gazetari Osman Stafa raporton për “News 24” e “Balkanweb” se banorët shprehin pakënaqësi, duke thënë se shtëpitë u janë rrethuar nga uji.

Mijëra hektarë janë tashmë nën ujë. Banorët tregojnë se situata është e keqe, edhe sepse kanalet kulluese nuk janë zhbllokuar. Lumi Erzen ka shkaktuar probleme të shumta.

  • foto galeri

Banori: Erdhi shumë ujë. Delet nuk i kam lëvizur. Isha shumë i shqetësuar. Uji ka 1 javë që bie, uji shkoi te dera e stallës. Delet nuk i kam lëvizur. Delet rrezikohen, sepse mund të bjerë ujë Erzeni. Zona është e ulët dhe kanalet janë probleme. Shpresoj që shteti të na ndihmojë. Nuk kam bazë ushqimore për delet. Më kanë thënë se do të ndihmojmë.  Kam qëndruar natë e ditë. Malli është baraz me shpirtin. Rri këtu natë e ditë në gatishmëri. Reshjet janë ndaluar, por frika është se mund të ketë prapë prurje.

  • foto galeri

Banorët shprehen po ashtu se nuk kanë as ujë, e janë detyruar që të shkojnë në zona të tjera për të marrë ujin e pijshëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb