TIRANE- Qeveria ka shprehur solidarizimin dhe përkrahjen me të prekurit nga tragjedia e Tetovës, ku 5 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve masive. Q everia shqiptare ka ndihmuar komunën e Tetovës me 50 mijë euro. Vendimi është marrë për të lehtësuar sadopak pasojat e dëmeve nga përmbytjet

“Dhënie ndihme financiare nga qeveria shqiptare për qeverinë e Republikës së Maqedonisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në gusht 2015, në Tetovë. 50 mijë euro dhënie ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave”, – thuht në vendimin e qeverisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: