Situata e përmbytjeve vijon të jetë kritike në disa zona të vendit, ku ndër qarqet më të prekura është ai i Shkodrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Benet Beci, njofton se ka zhvilluar një mbledhje me anëtarë të Sekretariatit Tekik të komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, ku është diskutuar se si KESH-i mund të kontribuojë në reduktimin e impaktit të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës.

Më tej Beci njoftoi se duke qenë se për periudhën 12-20 shkurt 2021 nuk priten reshje shiu, është vendosur të ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës nga 500m3/s që është aktualisht në 300m3/2.

Me këtë ndryshim synohet sipas tij, t’i jepet kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Njoftimi i plotë i Benet Becit:

Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.
Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten rreshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.
Falenderova të gjithë antarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.
@Luigj Pjetri
@Bashkim Spahiu
@Artan Shkreli
Dr. Tanja Porja, A2CNN
Mbrojtja Civile Shqiptare/ Albanian Civil Protection

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb