Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka folur mbi situatën e fundit me reshjet në vend ku shumë zona të vendit janë përballur me përmbytje dhe problematika të tjera nga reshjet e shumta.

Soko deklaroi se Fierza nuk është mbushur pasi është edne 28 metra poshtë dhe sipas tij kërkon 20 deri në 30 ditë shira intensivë që të mbushet dhe se jo situatë është pasojë e keqmenaxhimit, pasi sipas tij infrastruktura ka degraduar dhe se tenderat dhe shpenzimet për të janë dërguar.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një tender për blerjen e energjisë elektrike 10 ditë para shirave, teksa sipas tij dihej që do të kishte reshje të tilla.

“Ne kemi Fierzën sot, ne mund t’ia falim kur shkon në maksimum dhe duhet të shkarkohet, Akoma e kemi 28 metra poshtë Fierza, për tu mbushur aq do nja 30 ditë të tjera me këtë lloj shiu si sot. është çështje e keqmenaxhimit, nuk i kanë kushtuar rëndësi. Kemi pasur një tender të blerjes së energjisë 1 javë më parë kur 10 ditë më parë e dnim që do kishte shira, si shpjegohet kjo? Si blihet energji kur hidrocentrali do bëhej për t’i hapur portat? Çdo vit vjen dimri kemi përmbytje, në verë kemi zjarre. Çdo vit i kemi këto situata. Pse nuk mendohet si t’i jepet zgjidhje këtij fenomenti të përvitshëm? Ne e kemi pasur infrastrukturën, e kemi lënë të degradojë, tenderat kanë shkuar, shpenzimet janë bërë, është sistemi që nuk funksionon, ose funksionon mbrapsht, për interesin e individit jo për qytetarët. Investimet rriten çdo vit për emergjencat civile, por sërish ndodhin situatat”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb